GeoNet Kosova

"Precizitet dhe besueshmëri"


Pse GeoNET?

Rrjeti GeoNET përbëhet nga 7 stacione permanente të shpërndara gati në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Kosovës dhe në zonat kufitare.

Është sistemi i parë mbarëkombëtar në Kosovë që ofron korrigjime për matje GNSS në katër sisteme GPS, GLONASS, Galileo dhe BeiDou. Ky rrjet është ngritur në bashkëpunim me Topcon.

Të dhënat e marrura nga stacionet permanente përpunohen nga softueri TopNET+, dhe më pas bazuar në to, gjenerohen korrigjime për matjet GNSS në kohë reale.



Sistem
i besueshëm



I saktë
dhe preciz



Të dhëna
në kohë reale



Akses
24/7



+

Klient të kënaqur

Projekt: Rrjeti "GEONET"

Vite eksperiencë

  • GeoNET është një rrjet që mbështet të gjithë marrësit në treg, ku regjistrimi dhe përdorimi i shërbimeve është shumë i thjeshtë!
  • Rrjeti GeoNET është krijuar për të siguruar zgjidhje për kërkesat tuaja, i ndërtuar mbi teknologjinë e fundit të pajisjeve TOPCON, për të ofruar shërbime me cilësi të lartë, me garancinë dhe besueshmërinë e kompanisë Topcon.
  • Zgjidhni abonimin që është i përshtatshëm për punën tuaj dhe do ta zbuloni se sa do të përfitoni.

Fusha e Aplikimit

Industry_GeoPositioning_Blue_RGB_Icon

Gjeodezi

GeoNET ofron pozicionim me saktësi të lartë për matje profesionale gjeodezike dhe për aplikime inxhinierike siç janë rilevimet, matjet inxhinierike, GIS dhe hartografi. GeoNet eliminon nevojën për stacione individuale bazë, duke rritur kështu në masë jashtëzakonisht të madhe produktivitetin dhe sigurinë.

Industry_Construction_Blue_RGB_Icon

Ndërtimtari

GeoNET gjithnjë e më shumë ka per qëllim të angazhohet në projekte ndërtimore të cilësisë së lartë të cilat i ikin logjikës së vjetër që bazohet në stacione tek vend-punimi. Projektet e mëdha inxhinierike të autostradave, të pistave të aeroporteve dhe të operacioneve të kontrollit makinerik, që të gjitha përfitojnë nga saktësia e besueshme dhe performanca e rrjetit referent të GeoNET.

Industry_Agriculture_Green_RGB_Icon

Bujqësi

Rrjeti GeoNET ofronë pozicione të sakta dhe të qëndrueshme për makinat bujqësore me precizitet të cilat përdoren në aplikacione të ndryshme gjatë ciklit bujqësor siç janë përgatitja e dheut, mbjellja dhe kujdesi ndaj kulturës bujqësore. Traktorët, spërkatësit, shpërndarësit dhe korrësit që janë të pajisur me sistem përfitojnë në nisje të shpejta dhe pozicionim të besueshëm gjatë cilësdo pjesë të ditës apo natës.

Ofertat

Më poshtë mund të klikoni në ofertën tuaj të përshtatshme dhe plotësoni formën, pastaj ne do të ju kontaktojmë me konfirmimin përmes emailit.

Teknologjia e përdorur

Ne kemi përdorur teknologjinë e fundit për ti dhënë klientit tonë saktësi dhe shpejtësi.

Kontakti

Çdo pyetje rreth rrjetit apo sugjerim mund të na kontaktoni përmes email apo numrat e telefonit.

Lokacioni:

Rr. Muharrem Fejza,KAWA-çelësi i Prishtinës, Hyrja F, Kati 6, Nr. 41

Duke u ngarkuar
Mesazhi i juaj është dërguar me sukses. Faleminderit!